Këngët e Nexhmije Pagarushës tani edhe në tregun ndërkombëtar

Këngët e Nexhmije Pagarushës tani edhe në tregun ndërkombëtar

Disa prej këngëve të Bilbilit të Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushës, janë vendosur në platformat më të njohura muzikore me pagesë në botë, iTunes dhe Spotify.

Me datë 22 mars, disa këngë të Nexhmije Pagarushës janë vendosur në iTunes, ku mund të dëgjohen por edhe të blihen nga dëgjuesit në mbarë botën.

Në iTunes tanimë janë rreth 30 këngë të Pagarushës, përfshirë “Kur një ditë të kthehesh ti”, “E dehur jam”, “Çobani”, “Ke selvite”, “Baresha” e këngë tjera.

Gjithashtu, këngët e Pagarushës janë edhe në Spotify, edhe kjo një platformë muzikore me pagesë.

Disa prej këngëve dhe incizimeve të Nexhmije Pagarushës nuk i kanë mbijetuar kohës, siç ka treguar edhe vetë ajo, sidomos disa këngë operistike të cilat ajo i ka performuar para shumë vitesh, të cilat nuk janë incizuar vizualisht.