“Kemi larguar të mitur me birra nga festa e BeerFest”

“Kemi larguar të mitur me birra nga festa e BeerFest”

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë në festivalin ‘BeerFest’ ka larguar persona të mitur të cilët kanë poseduar pije alkoolikë.

Ata kanë thënë për Zërin se Policia gjatë natës së mbrëmshme ka pasur raste kur ata kanë larguar persona nën moshën 18 vjeçare të cilët kanë poseduar pije alkoolike.

Policia e Kosovës, kanë thënë se ata kanë bërë vetëm monitorimin dhe nuk mbajnë përgjegjësi për çkado që ka ndodhur aty.

“Ne e kemi bërë monitorimin, por që policia ka qenë krejt jashtë organizimin dhe përgjegjësia do të jetë e komunës dhe organizatorëve”, ka thënë Agron Borovci.

I pyetur nëse në adresë të tyre ka ardhur ndonjë denoncim nga ndonjë prind rreth asaj se organizatorët u kanë shitur pije alkoolike edhe të miturve, Borovci ka thënë se deri më tani nuk ndodhur një gjë e tillë.

Megjithatë, ai e ka pranuar se policia ka larguar nga festa disa të mitur të cilët kanë qenë duke pirë birra mbrëmë.

“Tek ne nuk ka ardhur askush që të bëjë denoncim. Ndërkohë që patjetër që policia i kanë larguar të rinjtë mbrëmë që kanë pi birra sepse nuk lejohet nënë moshën 18 vjeçare. Organizatorët kanë pas për detyre që edhe sigurimin privat ta kenë por që kjo nuk ka ndodhë. Atje ka pasur shkelje të rregullave”, ka thënë Borovci. /Insajderi.com