Kelmendi: Thaçi për ushtri u konsultua me Vuçiqin e jo me Mustafën

16.03.2017 08:52
Kelmendi: Thaçi për ushtri u konsultua me Vuçiqin e jo me Mustafën

Presidenti Hashim Thaçi është konsultuar me Aleksandër Vuçiqin, e jo me kryeministrin Mustafa, rreth transformimit të FSK-së në ushtri, dhe ky fakt është brengosës, kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Madje, zëvendëskryeministri Kelmendi ka thënë se iniciativa e presidentit Thaçi në këto momente është edhe një tentim i tij që ta mbajë nivelin e PDK-së në nivelin e duhur politik.

Megjithëkëtë, sipas tij, edhe pse ky hap është i shpejtë, ai është i domosdoshëm dhe që duhet të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, duke folur për ratifikimin e Demarkacionit, Kelmendi ka thënë se po bëhet një zvarritje e panevojshme.

Pavarësisht mos konsultave me partnerin e koalicionit, Kelmendi për “Zërin” e ka vlerësuar koalicionin LDK-PDK si të qëndrueshëm dhe më të mirin e mundshëm për t’iu dhënë zgjidhje çështjeve të mëdha për vendin.

Në fund ai ka deklaruar se në katër vjetët e ardhshme në Kosovë nuk do të ketë të papunë.

Lidhur me iniciativën e Thaçit për krijimin e ushtrisë në këtë mënyrë është kundërshtuar edhe nga NATO, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe nga Norvegjia./Insajderi.com