Kelmendi premton punësimin e mbi 1 milion njerëzve

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës. Ramiz Kelmendi, ka bërë prezantimin e programit të tij ekonomik për vitet në vijim, me ç'rast ka thënë se do t'i punësoj rmbi 1 milionë njerëz për 6 vjet.

Kelmendi premton punësimin e mbi 1 milion njerëzve

Kelmendi ka thënë se ekonomia në Kosovë shpeshherë ka mbetë viktimë e politikës dhe e patrajtuar mjaftueshëm, kjo, në mungesë të njerëzve në Qeveri që munden t’i menaxhojnë resoret e caktuara në qeveri, në mënyrë që mos të varen nga çështjet politike.

Ai ka thënë se në bazë të rritjes ekonomike aktuale 3-4 përqind, është e paraparë që për 1 shekull të realizohet punësimi i 1 milion e 25 mijë qytetarëve. Mirëpo, ai në planin e tij ekonomik ka paraparë se kjo mundet të arrihet, vetëm nëse investohen 14 deri 22 miliarde euro investime.

Deputeti kosovar thotë se kjo shifër për dikënd mund të duket e madhe, por për të është e mjaftueshme për t’u realizuar.

“Njerëzit kanë nevojë të punojnë që të kenë një mirëqenie për të jetuar”, thotë Kelmendi.

Ish-deputeti i PDK-së ka prezentuar detajisht këtë program në tabelën e shfaqur në ekranin e televizionit Rrokum, njofton Insajderi.

“486 mijë njerëz marrin paga, ndërsa të papunë janë 488 mijë”, ka thënë Kelmendi, duke shtuar se, mbi 20 mijë njerëz dalin në pension pa prekur punë me dorë kurrë nëse vazhdohet me këtë rritje ekonomike 3-4 përqind. /Insajderi.com