Kelmendi: Nuk i jap emrat e atyre që më kërcënuan, nuk ndihem i sigurt

Kelmendi: Nuk i jap emrat e atyre që më kërcënuan, nuk ndihem i sigurt

Prokuroria e Pejës së bashku me Policinë e këtij rajoni, dje kanë shkuar në shtëpinë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Ata kishin shkuar për ta intervistuar atë lidhur me deklarimet e tij se është kërcënuar për shkak të qëndrimeve pro demarkacionit.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë Kelmendi për Insajderin.

Megjithatë, deputeti Kelmendi u ka thënë policisë e prokurorisë se nuk mund të japë emra të atyre që e kanë kërcënuar pasi nuk ndihet i sigurt.

“Unë emra nuk do të jap. S’kam siguri nëse e bëj një gjë të tillë. Unë po kërcënohem për shkak se jam nga Rugova, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit më janë vërsulur mua”, ka thënë Kelmendi për Insajderin.

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi dje nuk arriti të jetë në seancën e Kuvendit ku pritej të votohej për Marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Mungesa e tij bëri që Kuvendi ta zgjasë seancën deri pas mesnatës me diskutime e përplasje mes deputetëve.

Për më tepër, Kuvendi i Kosovës e ka paraparë për sot vazhdimin e seancës prej orës 11:00./Insajderi.com