Kelmendi: Marr pagë mujore 1 milion euro, synoj 3 milionëshin

20.09.2016 09:57
Kelmendi: Marr pagë mujore 1 milion euro, synoj 3 milionëshin

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi ka pranuar se ka marr ofertën për të qen zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kelmendi në emisionin “Infobox” të RTV Dukagjini ka thënë se tani po pret konfirmimin e koalicionit qeverisës për të filluar punën siç ka thënë ai lëvizjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Ai në këtë interviste ka dhënë edhe një informacion të veçantë lidhur me të ardhurat e tij personale.

Ai ka bërë të ditur se paga e tij aktuale mujore është 1 milion euro ndërsa thotë se brenda tre viteve synon t’i bëhet 3 milionë euro.