Kelmendi: Lënda e edukimit seksual, është ide e rrezikshme

Kelmendi: Lënda e edukimit seksual, është ide e rrezikshme

Koalicioni K10 që përfshin disa OJQ, sot do të bëj lansimin e platformës për të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues. Sipas tyre është shqetësuese se vetëm 14% të qytetarëve përdorin mjete kontraceptive, dhe për këtë ata shohin të arsyeshme futjen e edukatës seksuale në shkolla.

Për këtë ka reaguar Gëzim Kelmendi, kryetar i partisë Fjala.

“Ideja e disa OJQ-ve që në Kosovë të futet lënda e edukimit seksual, është ide e rrezikshme dhe cënon rëndë vlerat tona morale që ne si popull i kemi kultivuar me shekuj”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij, fëmijët tanë nuk kanë nevojë për edukatë seksuale.

“Fëmijët tanë kanë nevojë për edukatë morale, e cila mësohet në kuadër të edukatës fetare.

Në shkollat nuk duhet të futet edukata seksuale”, ka shkruar Kelmendi.
Sipas tij, në shkollat tona duhet edukata fetare.

“Është e turpshme se si disa OJQ- për përfitime materiale na promovojnë shfrenimin seksual si edukim seksual ,e që sipas tyre i bie ju “kënaquni” sa të mundeni, vetëm se duhet të përdorni kontraceptiv”, ka shkruar Kelmendi.

“Ne iu bëjmë me dije se ne jemi pasues të Ymer Prizrenit, Haxhi Zekës e Isa Boletinit, ne kemi kulturën e tonë dhe moralin tonë. Neve nuk na duhet kultura e atyre që ndërrojnë partnerët sikur çorapet, që flen burri me burrë e grua me grua”, ka shkruar Kelmendi.
“Atë kulturë mbani për veti e mos ia mësoni fëmijëve tanë. E ato para që i merrni për të na prishur fëmijët tanë, keni për të i vjellur ngase çdo send i ndytë, del nga organizmi”, ka shkruar Gëzim Kelmendi.