Kelmendi: Kam prerë mal në Çakorr, kanë qenë prona të malazezëve

Kelmendi: Kam prerë mal në Çakorr, kanë qenë prona të malazezëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi mbrojtur qëndrimin e tij se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është korrekte, dhe se në Çakorr ka pasur prona të malazezëve që nga vitet 1980.

Sipas zëvendëskryeministrit kosovar, kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përcaktuar me kushtetutën e autonomisë së Kosovës në vitin 1974.

Megjithatë, Kelmendi pranon se Çakorri e Zhlepi i takonin rugovasve para se të definohej kufiri në vitin 1974. Ka thënë se gjatë viteve 80-ta, ai kishte prerë mal në pronat e malazezëve në atë pjesë të Kosovës.

“Ky ka qenë kufiri që edhe unë e kam ditur gjithmonë. Kur kam prerë mal gjatë viteve të 80’ në atë pjesë, jam befasuar se si është kufiri kaq afër Kuçishtës. Dhe kur kam prerë, kam prerë në prona malazeze. Pra, këto vise kanë qenë të malazezëve”, ka thënë Kelmendi në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit. /Insajderi.com