Kelmendi e mohon se pati ofertë për koalicion nga VV

Kelmendi e mohon se pati ofertë për koalicion nga VV

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i partisë Fjala Gëzim Kelmendi në një prononcim për Insajderin deklaroi se në fazat parazgjedhore nuk ka pasur ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje për koalicion me partinë e tij Fjala.

Kelmendi tha se kjo Lëvizje ka kërkuar bashkëpunim nga partia fjala kur ka qenë blloku “VAN”  – Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.

“Në fazën parazgjedhore nuk kanë kërkuar të bëjnë koalicion me ne, ata kanë kërkuar më herët kur ka qenë blloku Vetëvendosje, AAK dhe Nisma – VAN, në atë kohë kanë kërku bashkëpunim, konkretisht me u bashku me ata. Ata kanë kërkuar me i bashku forcat, përndryshe në fazat parazgjedhore nuk më kanë bërë ndonjë ofertë për koalicion”, ka thënë Kelmendi.

Ndryshe, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj mbrëmë në një intervistë ka thënë se për të gjithmonë ka qenë e papranueshme të hyjë në koalicion më dikë si partia Fjala, ndërsa Albin Kurti është pajtuar të bëjë koalicion me këtë parti. / Insajderi.com