shumën prej 989 mijë e 466 euro, për sh" />

KEK-u duhet t`i paguaj Banjës së Kllokotit mbi 900 mijë euro kompenzim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e ka vlerësuar si të pabazuar një ankesë të Korporatës Energjetike të Kosovës, lidhur me vendimin e gjykatave, se ajo duhet të paguaj dëmin për kompensim mbi 900 mijë eurosh ndaj "Banjës së Kllokotit". Kësaj të fundit në vitin 2010 i janë shkaktuar dëme materiale si pasojë e luhatjes së energjisë, kanë konstatuar tre shkallët e gjyqësorit

KEK-u duhet t`i paguaj Banjës së Kllokotit mbi 900 mijë euro kompenzim

Korporata Energjetike e Kosovës do të duhet t`i paguaj ndërmarrjes “Banja e Kllokotit”, shumën prej 989 mijë e 466 euro, për shkak të dëmeve materiale që i janë shkaktuar nga rryma, shkruan Insajderi.

“Banjës së Kllokotit” si pasojë e furnizimit jostabil të rrymës gjatë vitit 2010 i janë shkaktuar dëme materiale. Kjo ndërmarrje kishte paraqitur padi për kompensim dëmi nga KEK në ish-Gjykatën Ekonomike të Qarkut, në Prishtinë.

Me 29 qershor 2012, kjo gjykatë mori vendimin që “Banjës së Kllokotit” t`i  kompensohet dëmi në shumë prej 989 mijë e 466 euro, me kamatë ligjore.

“Pas dëgjimit të ekspertëve të lëmit përkatës, Gjykata Ekonomike e Qarkut kishte konstatuar se fajësia për luhatjet e rrymës ishte pjesërisht e parashtruesit të kërkesës dhe, rrjedhimisht, kishte miratuar vetëm pjesërisht kërkesëpadinë e paditesit”, thuhet në vendim.

KEK kishte bërë ankesë ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit, e cila gjykatë e ktheu rastin në rigjykim.

Kurse në vitin 2016, në procedurën e rigjykimit, Gjykata Themelore mori vendimin që të miratoj pjesërisht kërkesë padinë e paditësit duke e detyruar KEK që të paguaj dëmin.

KEK u ankua përsëri në Gjykatën e Apelit edhe atë Supreme, por të dy gjykatat e refuzuan ankesën e saj.

Gjykata Supreme në maj të vitit 2017, konstatoi se vendimet e gjykatave të shkallës më të ulët ishin të bazuara dhe se nuk kishte shkelje ligjore. Gjithashtu kjo gjykatë në vendim përmendi se raporti i ekspertëve rezulton se shkaktar i dëmit që ka pësuar Banja e Kllokotit kanë qenë luhatjet e shpeshta të tensionit të energjisë elektrike.

Korporata Energjetike e Kosovës, u ankua edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit në janar të këtij viti e konsideroi si të papranueshme ankesën e KEK-ut lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme.

“Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk i ka mbështetur pretendimet për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me kushtetutë”.

“Rrjedhimisht, kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohet e papranueshme”, shkruhet në vendimin e 21 janarit 2018 të Gjykatës Kushtetuese. /Insajderi.com