KEDS shënon një rekord të importit të energjisë këtë muaj

KEDS shënon një rekord të importit të energjisë këtë muaj

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike, ka njoftuar se gjatë muajit janar “çmimi i importit të energjisë elektrike ka shkuar deri në 340 euro”.

Sipas KEDS-it, çmimi i energjisë elektrike gjatë muajit janar ka qenë shumë i lartë, si pasojë e temperaturave të ulëta në Kosovë dhe në rajon.

“Përveç sasisë, gjatë janarit edhe çmimi i importit ka qenë shumë i lartë, që shpesh ka shkuar deri në 340 Euro për megavat, si pasojë e kërkesës së lartë edhe në rajon që ka ardhur nga temperaturat e ulëta”, thuhet në njoftimin nga KEDS, raporton Insajderi.

KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me kompaninë gjatë ditëve në vazhdim.

“Duke marrë parasysh faktin që edhe në ditët në vazhdim do të ketë temperatura të ulëta, ne bëjmë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga qytetarët” thuhet ndër tjerash në njoftimin e KEDS. /Insajderi.com