KEDS po ua shkatërron bizneset banorëve të Zllakuqanit – dy javë pa energji elektrike  

KEDS po ua shkatërron bizneset banorëve të Zllakuqanit – dy javë pa energji elektrike  

Banorët e fshatit Zllakuqan të Komunës së Klinës tash e dy javë janë pa energji elektrike. Ata janë ankuar dhe kanë kërkuar sqarim nga Kompania Kosovare për Distrubuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), mirëpo kanë hasur në vesh të shurdhër nga këta të fundit.

Ata ankohen se gjërat ushqimore janë duke ju dëmtuar pa furnizim me energji ndërsa shumë biznese në këtë fshat janë detyruar që shumë produkte t’i hedhin në kosh të plehrave pasi që mungesa e energjisë elektrike ia kanë dëmtuar, shkruan Insajderi.

Në shenjë revolte ata kanë vendosur që sot të protestojnë dhe të bllokojnë magjistralen Klinë – Istog, derisa KEDS të bëjë një zgjedhje për ta.

Organizatori i kësaj proteste Valmir Lleshaj ka thënë për Gazetën Insajderi se rryma është ndërprerë qe dy javë dhe KEDS nuk ka marr asnjë veprim që ta rregulloj.

“Kemi lajmëruar KEDS mirëpo ata na kanë thënë se janë duke rregulluar disa prishje, mirëpo prishja e tyre zgjati qe dy javë, kemi bërë ankesë me shkrim dhe tash jemi duke e dërguar në KEDS”, ka thënë Lleshaj për Insajderin.

Lleshaj po ashtu thotë se “banorët dhe bizneset janë dëmtuar shumë nga kjo mungesë e energjisë, shumë produkte ata u dasht mi gjuajt në borrllog”.

Insajderi ka provuar të kontaktoj me KEDS mirëpo ende nuk ka marr ndonjë përgjigje nga ana e tyre se pse ka ndodhur kjo ndërprerje e rrymës.

Ndërsa Policia e Kosovës e cila është dashur të intervenoj për ta zhbollkuar rrugën thotë se gjithë cka ka shkuar në rregull ku qytetarët e kanë shprehur pakënaqësitë dhe protesta ka përfunduar e qetë.

“Në ora 11:50 kemi pranuar një informacion se disa shqiptar të pa kënaqur në mungesë të rrymës kanë dal dhe e kanë bllokuar rrymën Klinë deri në fshatin Zllakuqan. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, diku rreth 30 qytetar kanë qenë i kanë shfaq pakënqaësit e tyre në lidhje me ndalesat e rrymës dhe në ora 12:30 janë shpërndarë të qetë nuk ka pasë asnjë incident. Banorët do të shkojnë në KEDS që të bisedojnë me menagjmentin e KEDS-it”, ka thënë Driton Rugova zëdhëndës për rajonin e Policisë në Pejë. /Insajderi.com

Banorët e Zllakuqanit tash e dy javë pa rrymë – revoltohen, bllokojnë magjistralen Klinë – Istog