KEDS: Aksionarët ende nuk kanë përfituar asnjë euro, kanë përfituar vetëm konsumatorët

08.08.2017 13:38
KEDS: Aksionarët ende nuk kanë përfituar asnjë euro, kanë përfituar vetëm konsumatorët

Gjatë tre vjetëve të fundit KEDS-i ka fituar 87 milionë euro nga shitblerja e energjisë elektrike, derisa kompania publike ishte privatizuar për vetëm 26.3 milionë euro.

Fitimet astronomike po sigurohen nga shtrenjtimi i vazhdueshëm i faturave të energjisë.

Mirëpo zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka arsyetuar këtë shumë milionëshe duke thënë se të gjitha këto fitime kanë shkuar në shërbim të konsumatorit.

“Thënë se të gjitha këto fitime të cilat i ka fituar KEDS-it për këto tri vite janë investuar në rrjete të ndryshme në shërbim të konsumatorit”, ka thënë Buzhala për gazetën “Zëri”.

Po ashtu ai ka shtuar se ”deri më tash nuk u është shpërndarë ndonjë dividend  aksionarë, thënë shkurt investitorët nuk kanë marrë ndonjë profit prej operimit të KEDS-it deri më tash”.

Vetëm gjatë vitit 2014 kompania KEDS ka siguruar profit të pastër prej rreth 30 milionë eurosh, derisa një vit më parë kompania turke “Çalik-Limak” kishte privatizuar distribucionin e energjisë elektrike për 26.3 milionë euro.