Kë e do Agim Bahtiri udhëheqës të bisedimeve me Serbinë, Hashim Thaçin apo Albin Kurtin?

Kë e do Agim Bahtiri udhëheqës të bisedimeve me Serbinë, Hashim Thaçin apo Albin Kurtin?

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri,  ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, dhe për atë se kush duhet t’i udhëheqë bisedimet.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar edhe se si e sheh presidentin Hashim Thaçi si udhëheqës të këtyre bisedimeve.

“Kam thënë se nuk kam dëshirë që në delegacion të jenë njerëzit që kanë fatura të paguajnë diku – por të jenë të pastër dhe që të mos kenë asnjë faturë dhe të ecin përpara”.

“Nuk dëshiroj që asnjë komision apo asnjë klasë që të ulet të bisedojë me dikë nëse ka një faturë. Nuk dëshiroj që njerëzit të shantazhohen me faturat që kanë për të paguar”.

“Kosova ka njerëz të pastër dhe të ditur. Kemi një Akademi që mund të krijojë njerëz të fuqishëm në drejtimin e gjendjes politike dhe aktuale  dhe në të ardhmen. Mendoj se njerëzit duhet të kërkohen dhe të gjenden”.

“Njerëzit akademikë për mua janë mbretërit dhe mbretëria qëndron atje dhe ne duhet të marrim ‘dorë’ nga mbretëria ”.

Ai ka folur edhe për atë se si e sheh Albin Kurtin si udhëheqës të mundshëm të bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Asgjë të keqe, është dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve. Deri tani nuk ka për të paguar fatura”.

“Unë sa e di nuk e ka asnjë faturë, as te ndërkombëtarët, as në pjesën e shtetit të Kosovës”.