KDI: Votimi dhe protestat për demarkacionin, konform vlerave të demokracisë

KDI: Votimi dhe protestat për demarkacionin, konform vlerave të demokracisë

Instituti Demokratik i Kosovës, pret që ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion të bëhet në një debat të hapur, duke respektuar pikëpamjet e ndryshme politike.

“Presim që seanca e sotme parlamentare e Kuvendit të Kosovës, ku parashihet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të zhvillohet në frymën e një debati të hapur dhe konstruktiv duke respektuar faktet e paraqitura dhe pikëpamjet e ndryshme politike”, shkruan në komunikatën e kësaj organizate.

Ata kanë shtuar se deputetët e kanë përgjegjësin  që të marrin vendime  të pa ndikuar nga presionet apo shantazhet e ndryshme.

“Deputetët si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve, sot më shumë se të tjerët kanë përgjegjësinë që të marrin vendime për tema që kanë kaluar nëpërmjet polarizimeve të mëdha shoqërore, ndërsa vota e tyre të bazohet në vullnetin e tyre dhe të mos jetë e ndikuar nga presione apo shantazhe”.

KDI gjithashtu u bënë thirrje protestuesve të protestojnë qetë .

“Në anën tjetër, protestat si një e drejtë qytetare duhet të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore, pa cenuar të drejtat e qytetarëve të tjerë dhe pa cenuar institucionet e shtetit, ndërsa autoritetet shtetërore duhet të garantojnë shprehjen e kësaj të drejte dhe të krijojnë kushte të mjaftueshme për të protestuar”. /Insajderi.com