KDI: 43% e qytetarëve të painformuar për marrëveshjet e Brukselit

KDI: 43% e qytetarëve të painformuar për marrëveshjet e Brukselit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin “Transparenca e dialogut Kosovë -Serbi: Këndvështrimi i qytetarëve”, nga i cili del se qytetarët e Kosovës në shkallë të lartë, rreth 43% janë të  painformuar rreth marrëveshjeve të cilat janë arritur deri tani në kuadër të procesit të dialogut Kosovë – Serbi.

Hulumtimi i KDI i cili i realizuar me qytetarët rreth transparencës, llogaridhënies dhe informimit rreth këtij procesi, ka nxjerrë në pah se rreth 76% të tyre janë të pakënaqur me mbikëqyrjen që Kuvendi ushtron ndaj Qeverisë në këtë proces.

“Për më tepër ata janë të pakënaqur me nivelin e përfshirjes së tyre (75%) ndërsa shprehin hezitim për t’u përfshirë në të ardhmen në këtë proces (57%)”, u tha në prezantimin e këtij hulumtimi.

KDI vlerëson se Institucionet duhet të ndërmarrin masa për të rritur transparencën, për të shtuar llogaridhënien institucionale ndaj qytetarëve dhe garantimin e pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë proces. Insajderi.com