KB Peja zyrtarizon basketbollistin amerikan

Klubi i Basketbollit Peja ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit amerikan, Theo Johnson, pak javë para fillimit të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Peja zyrtarizon basketbollistin amerikan

Amerikani ishte pjesë e College of Charleston Cougars në NCAA ndërsa në sezonën 2014/15 kaloi te Liberty Flames.

Amerikani njihet si organizator, dhe gjithashtu mbulon shumë hapësira në parket. Peja më parë ka zyrtarizuar edhe dy transferime të ardhura nga Ukraina dhe një tjetër amerikan.

Klubi pejan do të bëjë gara në BIBL dhe FIBA Europe Cup këtë stinor, duke përfshirë edhe kampionatin dhe Kupën e Kosovës. /Insajderi.com