KB: Kolumbia edhe më tutje prodhuesja kryesore e kokainës në botë

KB: Kolumbia edhe më tutje prodhuesja kryesore e kokainës në botë

Kolumbia edhe më tutje është prodhuesja më e madhe e kokainës në botë me rritje rekorde të plantacioneve të kokës dhe potencialit për prodhim të kësaj droge në vitin 2017, ka kumtuar Zyra e Kombeve të Bashkuara për Luftë Kundër Drogës dhe Krimit (UNODC).

Kultivimi jolegal i fletëve të kokës është rritur  për 17 për qind në 171.000 hektarë, ndërsa kapaciteti për prodhimin e kokainës është rritur për 31 për qind në raport me vitin 2016, në 1.378 tonë, gjë që është sasia më e madhe e regjistruar prejse është filluar me menaxhimin e të dhënave, pretendon kjo organizatë në raportin e saj vjetor të publikuar sot në Bogota në kryeqytetin e Kolumbisë, transmeton Insajderi.com.

Pjesa më e goditur e Kolumbisë është departamenti Narinjo në juglindje të vendit i cili kufizohet me Ekuadorin në bregun e Paqësorit.

Bandat e narko dilerëve dhe grupet të cilat janë ndarë nga guerilët e ish FARK-ut po luftojnë për kontroll të kësaj zone strategjike për eksport të kokainës në SHBA.

Kolumbia është vendi i parë në botë për kultivim të kokës dhe prodhim të kokainës para Perusë (43.900 hektarë) dhe Bolivisë (24.500 hektarë), pretendon Organizata e Kombeve të Bashkuara./Insajderi.com.