KB: Brutaliteti i ushtrisë së Mianmarit kundër Roninxhave vështirë të paramendohet

Shkalla e brutalitetit të ushtrisë së Mianmarit ndaj pakicës myslmane Rohinxha në atë vend është “vështirë të paramendohet”, ka thënë një hetues i Kombeve të Bashkuara.

KB: Brutaliteti i ushtrisë së Mianmarit kundër Roninxhave vështirë të paramendohet

Zyrtari i KB Marzuki Darusman ka paraqitur para Këshillit të KB për të Drejtat e Njeriut raportin në të cilin ushtria e Mianmarit akuzohet rënd dhe kërkohet që të gjykohen gjashtë zyrtarë ushtarak për gjenocid, shkruan Al Jazeera.

“Niveli i brutalitetit i zbatuar në operacionet e ushtrisë së Mianmarit është vështirë të kuptohet. Kjo është urrejtje totale ndaj jetës së njeriut”, ka thënë Darusman.

KB sot e kanë publikuar komplet raportin, të përpiluar në bazë të misionit për vërtetimin e të dhënave në lidhje me operacionin kundër pakicës Rohinxha për çka mijëra Rohinxha ishin të detyruar të arratisen në Bangladeshin fqinj. Raporti me 432 faqe e plotëson raportin preliminar dhe rekomandimet të publikuar në versionin e shkurtuar para tri javësh.

Kombet e Bashkuara i përmendim emrat e gjashtë zyrtarëve të ushtrisë së Mianmarit dhe kërkojnë që kundër tyre të niset procedura gjyqësore për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndaj pakicës Rohinxha. Në mes tyre është edhe shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë Min Aung Hlaing.

Qindra mijëra Rohinxha janë arratisur në Bangladeshin fqinj prej gushtit 2017 për shkak të fushatës e cila ka pasuar pas disa sulmeve kryengritëse kundër postblloqeve të policisë dhe ushtrisë në Mianmar.

Misionin për konstatimin e fakteve e ka formuar Këshilli i KB për të Drejta të Njeriut në mars të vitit 2017 pas shkeljes shumëvjeçare të drejtave të njeriut të pakicave etnike në Mianmar me fokus në periudhën pas vitit 2011 kur vendi filloi të hapet pas disa dekadash izolimi nën sundimin e juntës ushtarake./Insajderi.com.