Artikull i sponsorizuar

KAWA përsëri me rekord, përfundon kompleksin “Hyjnesha” për 100 ditë

KAWA përsëri me rekord, përfundon kompleksin “Hyjnesha” për 100 ditë

Ndërtimi i mbi 12,000 metra katrorë të kompleksit, “Hyjnesha” nga KAWA Group, kanë përfunduar për hiq më shumë se 100 ditë kalendarike.

Kjo shënon një kohë rekord për ndërtimin e një objekti banesor të kualitet të lartë, si tipar kryesor i kompanisë KAWA Group, që për më shumë se dy vjet vazhdon të ndërtojë objekte në kohë rekord.

Valon Vata, president i KAWA Group, ka treguar se si është arritur ky sukses i përsëritshëm, duke mos kursyer as recetën e këtij suksesi.

“Ndërtimi i këtij objekti për 100 ditë ka përfshirë anazhimin e një stafi të madh dhe një shpirti të vërtetë pune. Ne përsëri arritëm të japim shembull të ndërtimit të shpejtë dhe kualitativ në të njëjtën kohë, trend të cilin padyshim do të ndjekim gjithmonë. Receta e suksesit është puna e drejtë me materialet më të mira në treg dhe padyshim me punëtorët më të mirë”, ka thënë Vata.

Pas 100 ditësh punë me përkushtim të pakursyer arritëm që ta ngrisim në këmbë kompleksin tonë “Hyjnesha”, për të cilin nuk do të zgjasë shumë prerja e shiriti.Ndiqeni si kanë shkuar punët për 100 ditë!

Posted by KAWA Group on Wednesday, 2 August 2017

Kompleksi “Hyjnesha” gjendet mu pranë rrethit në fund të rrugës “Muharrem Fejza”, mes lagjeve Mati 1 dhe Mati 2, gjë që etablon këtë kompleks në një pozicion superior, me pamje kah luginat dhe pylli i fshatit Zllatar.

Vata ka vënë theks të veçantë që edhe punët finale do të përfundohen për kohë të njëjtë dhe banorët e këtij kompleksi do të mund të presin Vitin e Ri 2018 në banesat e tyre.

“E gjitha kjo punë bëhet që ne të jemi korrekt përball atyre që na e besojnë shtëpinë e tyre”, shtoi presidenti Valon Vata, që paralajmëroi edhe projekte tjera.

“Tani na ndajnë pak ditë deri në fillimin e Kurorës së ‘Çelësit të Prishtinës’, kompleksit që do të jetë ekskluziv dhe një model i ri banimi me kushte krejt tjera nga çka është parë deri më sot”, përfundoi Vata.