Katërshja e LDK-së me një qëllim kundër PDK-AAK-NISMA

Osmani, Muçolli, Gashi e Avdyli janë renditur nën 50 emrat e parë nga partia e tyre. Por, kjo nuk i ndalë ata drejt një qëllimi.

Katërshja e LDK-së me një qëllim kundër PDK-AAK-NISMA

Katër kandidatë për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po bëjnë fushatë së bashku. Vjosa Osmani, Halim Muçolli, Arben Gashi dhe Haxhi Avdyli kanë një qëllim: “me ja terru koalicionit të territ”.

Të katër kandidatët për deputetë janë parë duke bërë fushatë së bashku për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, gjatë kësaj jave.

Osmani, Muçolli, Gashi e Avdyli janë renditur nën 50 emrat e parë nga partia e tyre. Por, kjo nuk i ndalë ata drejt një qëllimi.

“Bashkë në një qëllim – me ja terru koalicionit të territ”, ka shkruar sot në Facebook, Halim Muçolli, bashkangjitur me disa foto na fushata e bërë sot në Gjakovë me tre kandidatët e tjerë të LDK-së.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të zhvillohen më 11 qershor. Fushata zyrtare për këto zgjedhje do të fillojë më 30 maj. /Insajderi.com