Katër të rinj kosovarë në projektin ‘Make music not war’ në Gjermani

Katër të rinj kosovarë në projektin ‘Make music not war’ në Gjermani

Ndër 40-të të rinj sa marrin pjesë në këtë projekt katër nga ta janë nga Kosova. Për këtë gjë, për KultPlus, njoftuan vetë pjesëmarrësit siç janë: Florent Abrashi, Anda Gjini, Hysein Damati dhe Granit Paçarada.

“Make music not war” është moto e programit te shkëmbimit kulturor i cili po mbahet në Gjermani përkatësisht në Syke – Bremen. Kosova, Serbia, Bosnja, Kroacia, Greqia, Izraeli, Palestina dhe Gjermania do ta prezantojnë vendin dhe kulturën e tyre përmes muzikës dhe ushqimit tradicional.

Ndër 40-të të rinj sa marrin pjesë në këtë projekt katër nga ta janë nga Kosova. Për këtë gjë, për KultPlus, njoftuan vetë pjesëmarrësit siç janë: Florent Abrashi, Anda Gjini, Hysein Damati dhe Granit Paçarada.

“Rreth 40 të rinj, nga tetë vende të cilat janë në konflikt apo post konflikt, për 10 ditë do të jemi në qytetin Bremen të Gjermanisë duke mësuar dhe performuar muzikën e njëri-tjetrit, shkëmbyer kulturën përmes ushqimeve, muzikës e vallëzimit. Për më tepër, gjatë këtyre ditëve ne jemi duke ndjekur edhe disa punëtori rreth zgjidhjes dhe parandalimit të konflikteve”, tregoi Graniti për KultPlus.

Përzgjedhja e Florent Abrashit- fituesi i edicionit të tretë “Voice of Albania”, Granit Paçarada – bateristi i grupit Offchestra, Hysein Damati – vokalist nga Mitrovica dhe Anda Gjini – flautiste nga Prizreni ishte bërë nga organizata italiane IPSIA përmes një audicioni i cili është mbajtur gjatë muajve të kaluar, falë bashkëpunimit të mirëfilltë me shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren.

“Duke u ndjerë të pafuqishëm që të ndalim luftërat në botë, ne s’do ndalemi që të thërrasim për paqe përmes muzikës”, tha Abrashi njëri nga pjesëmarrësit.

Ata po ashtu kanë xhiruar edhe këngën “One Love” të Bob Marley, me video nga secili vend pjesëmarrës (Kosovë, Serbi, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Izrael, Palestinë, Maqedoni, Greqi e Gjermani) e cila është lansuar sot.

Për më tepër këta të rinj janë duke e përgatitur edhe një këngë paqeje, e cila do të incizohet dhe lansohet në përfundim të këtij projekti.

Në mbrëmjen e së premtes të rinjtë kosovar do të prezantojnë dhe gatuajnë ushqimet tradicionale së bashku me pjesëmarrësit nga Serbia, për të gjithë pjesëmarrësit aty.

“Këtu jemi për të parë se si muzika mund të jetë arma më e fuqishme për të luftuar për një botë më të mire e më paqësore. Si na ndihmon që të falim dhe të bashkohemi me njëri tjetrin në një botë në paqe”, tha Visar Haxhifazliu udhëheqës i projektit për Kosovë.