Katër të arrestuar për drogë në Gjilan

Katër të arrestuar për drogë në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për posedim të substancave narkotike dhe pengim të personit zyrtar.

Policia ka njoftuar se dje ka arrestuar persona e dyshuar tek të cilët ka gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike dhe dy mostra të papeshuara të substancës së njejtë, dhe para të gatshme në shumë prej 772 euro, 11 telefona dhe dy vetura.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.