Katër të arrestuar, kapen në flagrancë duke vjedhur

13.11.2017 10:14
Katër të arrestuar, kapen në flagrancë duke vjedhur

Një grua nga fshati Dobratin, Podujevë, dje është ankuar në polici se dikush po vjedh në shtëpinë e saj.

Në raportin policor thuhet se njësitë policore kanë arritur të kapin në flagrancë katër burra duke vjedhur në shtëpinë e viktimës grua.

Policia ka arrestuar 4 të dyshuarit, ndërsa me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.