Katër super-blerje dhe rrogë marramendëse, oferta e Manchester Unitedit për Mourinhon

Katër super-blerje dhe rrogë marramendëse, oferta e Manchester Unitedit për Mourinhon

Jose Mourinho ka kërkuar rritje rroge për të qëndruar te skuadra e Manchester United, ndërkohë që pretendentët për të marrë trajnerin portugez nuk mungojnë, me Paris Saint Germain që është gati të investojë dhe ta kënaqë financiarisht trajnerin për ta sjellë në skuadër.

Por edhe drejtuesit e United nuk rrinë duarkryq, ndaj mediat britanike zbulojnë ofertën e çmendur që “djajtë e kuq” kanë bërë në adresë të Mourinho.

Për ta bindur që të qëndrojë në “Old Trafford” për shumë vite, ashtu siç pat bërë Sir.Alex Ferguson, klubi është gati të bëjë 4 blerje “big” verën e ardhshme dhe ta kënaqë trajnerin me një rritje rroge.

Mourinho ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare kur erdhi tek United (skadon në qershor të 2019-ës), nga e cila përfiton 15 milionë euro në sezon, por oferta e re është ajo e 22 milionë eurove në sezon dhe një shyrje e saj për 3 sezone të tjera.

Kjo shumë pritet të bindë Mourinho të qëndrojë dhe të largojë interesin e PSG-së. Ndërsa 4 blerjet që United i premton trajnerit janë ato të Griezmann, Bale, Soler dhe Forsberg.

Drejtuesit e United mendojnë se kjo ofertë do ta bindë trajnerin 54-vjeçar të qëndrojë, që në sezonin e tij të parë fitoi tri trofe, përfshi edhe Europa League, shkruan telesporti.

Tani pritet përgjigjja e trajnerit, që në Premier League nuk po shkëlqen (United ndodhet i dyti, pas fqinjëve të City).