Katër shqiptarë të arrestuar për 24 vjedhje në Itali

Katër shqiptarë të arrestuar për 24 vjedhje në Itali

Katër shtetas shqiptarë janë vënë së fundmi në pranga nga policia italiane pasi akuzohen për 24 vjedhje.

Policia ra në gjurmët e shqiptarëve pasi lanë gjurmë gishtash në një apartament të vjedhur prej tyre. Strategjia e tyre e grabitjes ishte të ndarë në grupe prej 2 deri në tre persona.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët, 19 deri në 31 vjeç akuzohen se nga nëntori i 2017-ës deri në shkurt të 2018 për 24 vjedhje. Ata vepronin kryesisht në zonën e Bolonjës, ndërsa dëmet e shkaktuara janë nga 3 mijë në 20 mijë euro për çdo rast.