Tri rastet e mëdha korruptive të papërfunduara që mund ta pengojnë liberalizimin e vizave

Kuvendi i Kosovës miratoi të mërkurën demarkacionin me Malin e Zi i propaganduar si kushti i fundit që Kosova duhet ta plotësojë për të fituar liberalizimin e vizave. Por nga BE-ja vijnë lajme jo fort të sigurta: duhet pritur raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ku do jepen vlerësimet për suksesin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit. Të dhënat në terren, tregojnë se Kosova ka dështuar të kap peshqit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit.

Tri rastet e mëdha korruptive të papërfunduara që mund ta pengojnë liberalizimin e vizave

Përfundimi i sagës tre vjeçare të ratifikimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e kufirit në Kuvendin e Kosovës nuk është hapje direkte e dyerve për kosovarët në Bashkimin Evropian. Një sagë tjetër që ka zgjatur që prej vitit 2000, vazhdon të jetë problemi kryesor i Kosovës: luftimi i korrupsionit.

Autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar këtë kusht si të kryer kur kanë bërë thirrje që të votohet demarkacioni, por vet raportuesja për liberalizim të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se duhet pritur raporti i Komisionit Evropian që do të dalë muajin tjetër, për ta kuptuar nëse Kosova ka luftuar mjaftueshëm korrupsionin, në mënyrë që ajo të vazhdojë tutje.

Por ajo çfarë ka ndodhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit nuk është aspak shpresëdhënëse.

Me Azem Sylën e Ukë Rugovën në dorë të sistemit lokal të drejtësisë dhe me një mision të dështuar të BE-së për drejtësi në Kosovë, luftimi i korrupsionit nuk duket të jetë një betejë e fituar.

Qysh prej plasjes së skandalit në EULEX, ku gjyqtarë të ndryshëm filluar nga Maria Bamieh e deri tek Malcolm Simons që akuzuar misionin për korruptim nga njerëz të fuqishëm në politikën dhe krimin në Kosovë, lufta kundër korrupsionit i ka kaluar tashmë në dy raste të mëdha sistemit lokal të drejtësisë.

E drejtuesit e sistemit vendor të drejtësisë, ishte zbuluar nga Insajderi përmes “Dosjes së Shefave” se janë zgjedhur nga njerëz të fuqishëm të politikës dhe vendimmarrjes ekzekutive në vend.

Adem Grabovci, Zenun Pajazit e Besim Beqaj janë vetëm disa nga figurat kyçe të infiltruar në përgjimet e “Dosjes së Shefave” që zgjedhin anëtarë bordesh e deri tek gjyqtarë të ndryshëm.

Prokuroria e Kosovës ka dështuar deri më tani që të ngritë një aktakuzë ndaj tyre, edhe pse përgjimet ishin publikuar në verën e vitit 2016. Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli janë pjesë e këtyre përgjimeve bashkë me disa deputetë aktual sikurse Hajdar Beqa.

Por teksa sistemi vendor ka dështuar të ngritë aktakuzë për këtë rast, një tjetër skandal i madh korrupsioni që ka qenë në dorën e EULEX-it i ka kaluar gjykatave vendore. Bëhet fjalë për Ukë Rugovën, djalin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, i cili në serinë e hulumtimeve të Insajderit, “Dosja Grande” dyshohet se ka drejtuar një grup të organizuar kriminal për shitje të vizave.

Pse EULEX-i hoqi dorë nga rasti i Ukë Rugovës?

Tash ky rast është bartur në drejtësinë vendore, teksa njëjtë është vepruar edhe për një nga rastet më të mëdha të krimit dhe korrupsionit ku janë përfshirë politikanë të fuqishëm.

Rasti “Toka” për të cilin Insajderi ka sjellë seri të hulumtimeve shpërfaqin ish-deputetin dhe njeriun e afërt me drejtues të shtetit, Azem Sylën, të ketë drejtuar një grup të madh kriminal që është marrë me shitjen dhe përvetësimin e pronave dhe tokave publike por edhe private. Edhe ky rast ka kaluar nga EULEX-i tek gjykatat vendore.

Lista e plotë e 51 të dyshuarve të “grupit të Azem Sylës”  

Lirohet Azem Syla

Krimi me viza është dëshmuar edhe në një rast tjetër të madh ku është përfshirë deputeti Milaim Zeka, i cili dyshohet se së bashku me një biznesmen kosovar në Gjermani kanë mashtuar afro 1 mijë kosovarë  duke iu premtuar viza pune në Gjermani. As ndaj Zekës nuk ka ndonjë aktakuzë.

Skema e mashtrimit me viza – Milaim Zeka: Nuk nij për asnjë prokuror

Por përtej mungesës së ngritjes së aktakuzave, të tjerë peshq të mdhenjë janë liruar krejtësisht nga to. Fatmir Limaj,  tash zv.kryeminsitër është shpallur i pafajshëm nga akuzat për korrupsion sa ishte minsitër i Transportit dhe Telekomunikacionit.

Limaj shpallet i pafajshëm për krim të organizuar

Ndërsa rastet e tjera që janë në gjykim tashmë kanë kaluar vite duke mos pasur ndonjë vendim për to. Kësisoj Kosova ende nuk ka arritur që ta dënojë një figurë të lartë për korrupsion edhe pse të gjithë e pranojnë se vendi është i zhytur në afera të rrezikshme korrupsioni dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe parasë publike./Insajderi.com