Katër persona të vdekur në një aksident zingjiror

Katër persona të vdekur në një aksident zingjiror

Një dramë e tmerrshme ka ndodhur në autostradën A81 në Baden Wurttemberg të Gjermanisë të shtunën mbrëma.

Dhjetë automjete, përfshirë edhe minibusë janë aksidentuar njëri pas tjetrit, ku mbetën edhe katër persona të vdekur dhe disa të lënduar.

Policia ishte thirrur në vendin e ngjarjes rreth orës 16:00, aty kishin shkuar rreth 100 persona të shërbim shpëtimit, bashkë me zjarrfikësit, dhe tre helikopterë shpëtimi, shkruan Bild.

Shkaku i aksidentit ishte i paqartë fillimisht, ku më vonë një zëdhënës i policisë ka thënë se shkaku i aksidentit zingjiror ka qenë shiu i madh që ka rënë në atë pjesë. /Insajderi.com