Katër mijë veta aplikojnë për 70 vende pune në Burgun e Sigurisë së Lartë

Katër mijë veta aplikojnë për 70 vende pune në Burgun e Sigurisë së Lartë

Një konkurs për 70 vende pune në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, ka bërë që mijëra veta të aplikojnë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, njofton Klan Kosova.

Në këtë burg me kapacitetet prej 300 qelish, për momentin janë duke e vuajtur dënimin 147 të burgosur, që të gjithë njerëz me rrezikshmëri të lartë.

E përzgjedhja e personelit shtesë për ruajtjen e këtyre të dënuarve, sipas drejtorit Zogaj, do të zgjas më gjatë se parashihej, për shkak të numrit të madh të  kandidatëve.

https://www.youtube.com/watch?v=6LaJADFPBmM