Katër gjyqtarët e Supremes që vendosën në favor të VV-së për zgjedhjet në Prishtinë dhe Prizren

Katër gjyqtarët e Supremes që vendosën në favor të VV-së për zgjedhjet në Prishtinë dhe Prizren

Katër gjyqtarë të Supremes kanë marrë dy vendime për që mos të ketë rinumërim të votave në Prishtinë dhe Prizren. Ata janë: Erdogan Haxhibeqiri, Emine Kaqiku, Isa Kelmendi dhe Shukri Sylejmani.

Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kërkoi të mos ketë rinumërim të votave në Prishtinë dhe Prizren. Kjo parti kundërshtoi rinumërimin me arsyetimin se s’kishte bazë ligjorë meqë nuk kishte pasur asnjë ankesë për keqpërdorime të votave.

Vendimin për të mos pasur rinumërim në Prishtinë e kanë marrë tre gjyqtarë: Erdogan Haxhibeqiri, kryetar dhe Emine Kaqiku e Isa Kelmendi anëtarë.

Edhe në vendimin e Kolegjit të Supremes për Prizrenin kanë marrë dy anëtarët e kolegjit të parë, Emine Kaqiku e Isa Kelmendi, derisa Kryetar i Kolegjit ishte Erdogan Haxhibeqiri.

Këta janë gjyqtarët e Supremes:

Erdogan Haxhibeqiri 

Emine Kaqiku 

Isa Kelmendi 

Shukri Sylejmani