Katër dëshmitarë në gjykimin ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Katër dëshmitarë në gjykimin ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Katër dëshmitarë do të dëshmojnë sot në gjykimin ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Të gjithë të akuzuarit, në mesin e të cilëve edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, Frashër Krasniqi, refuzuan të ngrihen në këmbë gjatë leximit të aktakuzës.

Të akuzuarit tjerë janë Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti.

Ata dyshohen për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit të kaluar, raporton Kallxo.com.

Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.