Katër aktivistët e VV-së shpallen fajtorë për sulmin ndaj kuvendit

Katër aktivistët e VV-së shpallen fajtorë për sulmin ndaj kuvendit

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur  fajtorë katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në muajin gusht të vitit të kaluar.

Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha gjykata i shpalli fajtorë për veprën e ngarkuar.

Prokuroria Speciale pati ngritur aktakuzë ndaj pesë aktivistëve të VV-së, katër të dënuar dhe të ndjerit Astrit Dehari i cili vdiq derisa po mbahej në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor.

Sulmi ndaj objektit ndaj Kuvendit ishte krye nga dy persona me një motoçikletë, motoçikleta me të cilën ndodhi sulmi, ishte gjetur në afërsi të lagjes Velani në Prishtinë.