Katalonja nuk është Kosovë

Në një shkrim të publikuar të shtunën, gazeta spanjolle El Pais shkruan se Katalonjës nuk u janë dëbuar 700 mijë banorë nga territori i saj, apo nuk ka pësuar shtypje të dhunshme – siç i kishte ndodhur banorëve të Kosovës nga shteti serb.

Katalonja nuk është Kosovë

Gazeta spanjolle El Pais ka publikuar një shkrim ku tenton të argumentojë se përse çështja e rajonit të Katalonjës në Spanjë, nuk është e njëjtë me atë që dikur e kishte Kosova. Sipas gazetës spanjolle, Katalonja nuk mund ta marrë shembull Kosovën për të shpallur pavarësinë e saj.

El Pais, përmes shkrimit të titulluar “Katalonja nuk është Kosovë”, thekson se Katalonja nuk ka qenë asnjëherë e shtypur nga Spanja, ashtu sikurse kishte qenë Kosova nga Serbia.

“Shembulli i Kosovës është ai që argumenton, si bazë kryesore ligjore e paraqitur për cështjen e Katalonjës, preambulën e “propozimit të ligjit për referendumin e vetëvendosjes” të hartuar nga disa parti katalonase në Parlamentin spanjoll”, shkruan El Pais.

“Por, sigurisht të vetëdijshëm për dobësinë e këtij shembulli, autorët e këtij ligji të propozuar nuk guxojnë të citojnë rastin kosovar me emër. Ato kufizohen në ‘vendimet e fundit’ nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ, me seli në Hagë) që do të vërtetonin ushtrimin e vetëvendosjes edhe në raste të tjera nga shtypja e zakonshme koloniale apo diktatoriale”, vazhdon më tej shkrimi i El Pais.

Në këtë shkrim të publikuar, El Pais shkruan se Katalonjës nuk u janë dëbuar 700 mijë banorë nga territori i saj, apo nuk ka pësuar shtypje të dhunshme – siç i kishte ndodhur banorëve të Kosovës nga shteti serb.

“Katalonja nuk është Kosovë. As nuk ka pësuar dëbimin e 700,000 shtetasve të saj (siç provokoi Serbia). As shtypjen e dhunshme të administratës së vet (siç e dekretoi Beogradi). As nuk duhej të lirohej nga nga një ushtri ndërkombëtare (KFOR-i). As nuk ka qenë pothuajse një dekadë nën administrimin mbrojtës të OKB-së (siç ndodhi me Kosovën midis viteve 1999 dhe 2008), e cila më në fund rekomandoi pavarësinë e saj”, shkruan El Pais.

Sipas gazetës spanjolle, rasti i Kosovës “nuk është aspak i zbatueshëm për Katalonjën”, sepse nuk i përshtatet rastit të Kosovës. /Insajderi.com