Kastrati: LDK e Vetëvendosje, fajtore pse Kosova s’ka ushtri

Kastrati: LDK e Vetëvendosje, fajtore pse Kosova s’ka ushtri

Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, që tash është nën petkun politik si anëtar i PDK-së, i është përgjigjur kryeministrit Isa Mustafa lidhur me projektligjin e FSK-së të dërguar në Kuvend nga presidenti Thaçi.

Ai në InfoBox të RTV Dukagjini ka thënë se ushtria nuk është partiake.

“Ushtria nuk është partiake, presidenti nuk i takon asnjë partie politike”, ka thënë Kastrati.

Ai madje ka shkuar edhe më larg duke akuzuar LDK dhe Vetëvendosjen që në vitin 2014, nuk votuan ndryshimet kushtetuese për vendet e rezervuara për serbët të cilët në kompensim ishin të gatshëm të votojnë për ushtrinë.

“Të gjithë e dimë që në vitin 2014 kanë qenë dy partitë shqiptare që kanë kundërshtuar vazhdimin e vendeve të rezervuara për serbët. Ata kanë qenë të gatshëm të votojnë për ushtrinë. LDK e Vetëvendosje janë fajtore pse Kosova ende nuk ka ushtri”, ka thënë Kastrati.

Ai është shprehur i bindur se gjithë deputet shqiptarë dhe të komuniteteve tjera, përjashtuar serbët, do të votojnë për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.