Kartelet shkojnë në harresë, në vend të PIN-it, gjurma e gishtit

Kartelet shkojnë në harresë, në vend të PIN-it, gjurma e gishtit

Kartelet e tanishme bankare me çipë dhe PIN-kode të cilat i përdornin pronarët gjatë blerjes apo tërheqjes së parave i kanë ditët e numëruara sepse bankat së shpejti do të kalojnë në dhënien e karteleve bankare biometrike, shkruan “Mirror” britanik.

Te kartelet biometrike e gjithë çfarë duhet të bëni është të shkoni në bankë dhe ta lëni gjurmën e gishtit të madh.

Kjo gjurmë regjistrohet vetëm në kartelën e pagesës, kështu që askush nuk mund ta përdorë pa lejen e pronarit.

Kur paguani në shitore, duhet vetëm ta lëni gishtin e madh në kartele në automat në mënyrë që ta lejojnë pagesën, sqaron gazeta.

Shitoret nuk do të jenë të detyruar t’i ndërrojnë makinat për blerje, sepse kartelet e reja biometrike të pagesës mund të përdoren edhe në terminalet e tanishme të pagesave./Insajderi.com.