Karta e fundit për të mbajtur në këmbë “Kalanë” e turizmit në Dhërmi

Vija bregdetare që po zbulohet nga bizneset shqiptare, në jugun e Shqipërisë do ta bëjë shumë shpejtë Dhërmiun një prej vendeve më të betonuara në bregdetin e Jonit. Por megjithatë ky beton është ende i pazbuluar nga bota. Festivalet e organizuara nga kompani serioze ndërkombëtare sikurse ajo që organizoi "Kala Festival" këtë verë, është karta e fundit që Dhërmiu të shpëtojë nga shëndërrimi në një vijë bregdetare që do imitojë “bllokun” në Tiranë ose “qendrën” në Prishtinë.

Karta e fundit për të mbajtur në këmbë “Kalanë” e turizmit në Dhërmi

Hera e parë që kam takuar një numër të madh të njerëzve jo shqiptarë në një ngjarje që ka ndodhur në vendet ku banojnë shqiptarët, ka qenë fundi i qershorit të këtij viti në Dhërmi, Vlorë, Shqipëri.

Afro 2 mijë veta nga 15 vende të ndryshme të botës, i kishin beasuar një organizimi  të një kompanie të njohur për organizime të festivaleve, por që që ndodhte për herë të parë në një vend të panjohur sikurse Shqipëria.

Grupi i njerëzve me të cilët përfundova në ditët e fundit të qershorit në Dhërmi ishin nga Liverpool. Një grup prej 15 vetave që kishin rezervuar gjysmën e hotelit në kodrinat sipër plazhës së njohur me emrin Drymadess, 20 minuta ecje larg Dhërmiut. Ata kishin përfunduar në Dhërmi, përmes Korfuzit një nga plazhet më të njohura në Evropë, që është as 30 minuta me anije larg Dhërmiut.

Por çka i bëri ata që të niseshin drejt Shqipërisë, një vendi ish-komunist pa asnjë imazh pozitiv në botë?

Natyrisht, ne mund të kemi dallime të mëdha si shqiptar dhe britanik, por kemi edhe diçka të përbashkët: të gjithë duam të shpenzojmë sa më pak, e të kënaqemi sa më shumë.

Shpenzimet në Korfuz, që për vetëm 2 ditë qëndrimi tejkalonte shpenzimet e tyre pesë ditore në Dhërmi. Ky dallim i madh në cmime në një distancë aq të vogël ishte arsye kryesore pse një grup i të rinjëve nga Britania e Madhe dëshironin të rrinin edhe më shumë në Dhërmi.

Për ta, fakti që aty ndodhte një festival një javor, mrekullia natyrore e Dhërmiut dhe Drymades bashkë me cmimet e lira dhe njëfar ndjenje se je në një oazë të pazbuluar, ishin arsyet kryesore që i shtynin të mendonin për të qëndruar më shumë sesa zgjaste festivali.

Meqënse kishte ardhur me rezervimet e ofruara nga festivali, kjo gjë ishte e pamundur, por ata kanë një shans tjetër. Ashtu sikurse Dhërmiu që ka një shans për t’u bërë një vend ndërkombëtar turistik, pëndryshe mund të mbesë një strofë e një klientele lokale që nuk di të zhvillohet sikurse pushuesit nga rajoni.

Kala Festival” një ngjarje një javore që ndodhi në Dhërmi, këtë fund qershor, ka caktuar datat e reja. Nga 19 deri 29 qershor, kompania britanike ka vendosur që të vazhdojë atë që në fillim dukej jo dhe aq e mundur. Edicionin e dytë të “Kala Fest” që për herë të parë, qershorin e vitit 2018 arriti të sjellë në Dhërmi afro 2 mijë turistë ndërkombëtarë, shumica nga Britania e Madhe.

Kjo do të jetë edhe shansa e Shqipërisë që të marrë një vëmendje ndërkombëtare dhe kjo normalisht nuk do të mund të arrihej nëse do të vazhdohet me baret dhe klubet që egistojnë deri më tani në vijën bregdetare të Dhërmiut dhe Drymades.

Investimi në kulturën krejtësisht “kich” në bare, restorante dhe klube në këtë plazhë janë përcjellë edhe me një linjë krejtësisht “folk – pop ballkanik” duke u shndërruar në një kopje të bareve në Tiranë e Prishtinë. Me pak finesa greke dhe italiane.

Disa festivale sikurse “Turtle” e “Soundwave” që kanë qenë të fokusuara në muzikën elektronike, kanë dështuar për vite të tëra që të organziojnë ngjarje që tërheqin audiencë përtej Ballkanit.

Por vendimi i tyre që t’i bashkohen një organizimi ndërkombëtarë sikurse ai “Kala Fest” do të duhej të ishte shembull për rrejtin e bareve dhe klubeve në vijën bregdetare të Dhërmiut. Nëse ata arrijnë ta kuptojnë se “folk-pop muzika” është tejet demode për shijen e pushuesve që as që e njohin “folkin” e që janë të ngopur me “pop”, atëherë ata do të arrijnë ta shtojnë edhe fitimin e tyre, duke u “upgrade” në biznese që që pretendojnë audiencë ndërkombëtare.

Por edhe nëse biznesi i bareve dhe klueve e  kupton këtë lojë, zhvillimi mbetet i parëndësishëm nëse këtë lojë nuk e kuptojnë banorët që kanë prona, shtëpi dhe hotele. Edhe ata të kampeve, bashkë me ata të shitoreve që ende llogarisin cmimim final, duke mbledhë e zbritë në një fletore.

Në një nga mëngjeset në hotelin ku qëndronim une dhe “ my Liverpool gang” me të cilët kam qëndruar gjatë festivalit “Kala”, pronari i hotelit që përfitonte mbi 1 mijë euro në ditë, nuk kuptonte anglisht, dhe kjo e kishte pamundësuar komunikimin me klientët të cilët kishin kërkuar “vetëm që të vazhdojnë after party-n në hotelin e tyre”.

Megjithatë të gjitha këto janë disa detaje që mund të rregullohen. E rëndësishme është që Shqipëria dhe sidomos jugu në Shqipëri është në momentin kritik, para një udhëkryqi të madh, kahja e së cilës duhet të vendoset shumë shpejt.

View this post on Instagram

Set times are here! We are SO excited to have all these amazing acts at our inaugural edition!! ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ The festival programming is designed to give days to party, relax and explore the incredible surroundings. Have a look at the schedule and plan your week! ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ Sadly due to circumstances entirely outside the artist’s control Underground Resistance are no longer able to perform at the festival this year. Hot Chip will be taking over their slot playing an extended DJ set that incorporates off the cuff live elements, drum machines, vocals and bits of instrumentation. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ Gjipe will be open Friday, Saturday and Sunday. Boats depart from Yacht Club. Make sure you put some time aside to check this incredible space and top DJs. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ Besides the music programme, there are loads of fun-filled activities and wellbeing content, from yoga and beach massages to kayaking, paddle boards, paragliding and day excursions to explore the natural wonders of the Albanian Riviera. Visit the info point at Luciano for more details on any of these. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ We look forward to spending an unforgettable week with all of you. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀ See you at the front!! ??

A post shared by Kala Festival (@kalafestival) on

Meqënse për ndërtimet e egra dhe betonizimi mund të jenë procese të vëshira deri sa të vihet rregull, Shqipëria nuk ka ndodnjë shans tjetër, përpos që të shesë vetën tek klientela ndërkombëtare me një moto të thjeshtë: Kemi bregdetin e njejtë sikur në Greqi e Itali, por kemi cmimet shumë më të lira sesa në këto dy vende.

Këtë “fore” nuk e hajn turistat kosovar, sepse për ta cmimet në jug janë tashmë shumë të shtrenjta. Por kjo nuk vlen për turistët e huaj. Për ta cmimet në Dhërminë e sotme janë të lira. Kësisoj Shqipërisë, dhe sidomos jugut të Shqipërisë bregdetare nuk i mbetet asnjë kartë tjetër përpos që të hapet sa më shumë ndërkombëtarisht. Kështu që sa më shumë “Kala Fest” apo festivale e ngjarje që organizohen nga kompani të mëdha ndërkombëtare që mund të bindin turistë t’i besojnë pushimeve në Shqipëri, është karta e fundit që Jugu e ka ta shpëtojë vetën.

Dhe lajmi i mirë është se “Kala Fest” ka caktuar datat e reja, të edicionit të dytë. Nga 12 deri 19 qershori do të ndodhë edicioni i dytë. Potencialisht plus 3 mijë turistë të huaj janë të garantuar në Dhërmi qysh tash. Dhe ky është një lajm i mrekullueshëm për turizmin në Shqipëri.