Karikatura e “Economist” ku Rugova shkelë mbi komandatët e UÇK-së

Karikatura e “Economist” ku Rugova shkelë mbi komandatët e UÇK-së

Gazeta britanike “The Economist”, ka publikuar një karikaturë në vitin 2000 të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e titulluar “Humbësi është kthyer”.

Në këtë karikaturë shihet presidenti Rugova duke i shkelur në mënyrë triumfuese mbi komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Gazeta amerikane, në një artikull të 2 nëntorit të vitit 2000, shkruan se pas përfundimit të luftës udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Ibrahim Rugova kishte fituar zgjedhjet e 28 tetorit në atë kohë duke shpjeguar se votimi i kosovarëve ishte i habitshëm.

Me gati 60% të votave, ajo kishte fituar të paktën 21 nga 30 komunat e Kosovës. Hashim Thaçi, ish shefi i UÇK-së, kishte fituar 27% të votave me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa partia e Ramush Haradinaj kishte fituar vetëm 7%.

Gazeta shkrimin e vazhdon duke raportuar se “Për ta thënë me butësisht kjo është një rikthim mbresëlënës për Rugovën në një tjetër botë, pasi ardhja e tij në Prishtinë pas përfundimit të luftës mbylli vitin e kaluar”. Shumë gazetarë lokal e ndërkombëtarë në atë kohë kishin raportuar me titullin  “Humbësi është kthyer” por dhe “Economist” kishte shkuar përtej kësaj.

Ky votim sipas Economis “ishte ndoshta më shumë një votë kundër guerrilasve sesa një mbështetje për zotin Rugova”. Që nga kthimi i tij në Prishtinë dhe një bisede të tij me Millosheviçin, vazhdon tutje shkrimin e saj “Economist”./Insajderi.com