Karagjiq në burg: 1 orë e 45 minuta për secilën prej 8 mijë viktimave

Karagjiq në burg: 1 orë e 45 minuta për secilën prej 8 mijë viktimave

“Për ballkanasit, paqja është boll e keqe” titullohet reportazhi në të cilin një prej personazheve, imami boshnjak Nazim Halioviq, ka dhënë një matematikë të thjeshtë të dënimit të Radovan Karagjiq.

Një ditë pas vendimit të Tribunalit të Hagës, që e dënoi Karagjiqin për gjenocid me 40 vite burg, për rolin e tij në masakrën e Srebenicës, imami ka thënë se ky dënim nënkupton që Karagjiq për secilën prej 8 mijë viktimave do të mbajë 1 orë e 45 minuta.

“Karagjiq, do të mbajë 1 orë e 45 minuta burg për secilin prej 8 mijë myslimanëve, djema bura dhe të vrarë nga forcat serbe në Bosnje”, tha imami Nazim Halioviq.

Sipas imamit, Tribunali i Hagës, është një tribunal i turpit.

“Njerëzimi është vrarë në Srebenicë, jo vetëm një herë, por plot 8 mijë e 372 herë”, tha imami.

Reportazhi ofron një pikturë të gjerë për Ballkanin pas përfundimit të luftës që përpos lirisë nuk ka sjellë asgjë tjetër.

“Politika nacionaliste, lëvizjet separatistë dhe grupet e krimit të organizuar kanë plagosur rajonin. Krejt çka mungon është lufta”, shkruan gazetarja Barabara Surk.

Rrëfimi bazohet në qeverisjen në shtetet ballkanike të cilat janë të udhëhequra nga parti të cilat sipas gazetares përdorin nacionalizmin për të mbuluar anarkinë e krijuar nga bashkëjetesa e krimit të organizuar dhe korrupsionit.