Kapiteni i Skënderbeut: Dinamo i Zagrebit kundërshtar i kalueshëm

Kapiteni i Skënderbeut: Dinamo i Zagrebit kundërshtar i kalueshëm

Kapiteni i skuadrës së Skënderbeut, Orges Shehi u shpreh i kënaqur me rezultatin e shortit që u hodh sot në mesditë në Nion të Zvicrës. Shorti rivendosi edhe një herë përballë skuadrës korçare ekipin kroat, Dinamo e Zagbrebit ashtu si ndodhi dy vite më parë në play-offin e Ligës së Kampionëve.

Në një prononcim për Ora News, Shehi e komenton kështu shortin:  “Jemi të kënaqur me shortin. Na ra skuadra që pak a shumë e njohim. Ne do të luajmë me bindje për tu kualifikuar. Dinamo është një ekip që ka traditë ecuri të mirë por këto dy vitet e fundit nuk është Dinamo që ka qenë, besojmë se është një kundërshtar i kalueshëm dhe objektivi ynë është hyrja në grupet e Europa League për herë të dytë në historinë tonë”

Takimi i parë mes të dyja skuadrave do të zhvillohet në Zagreb më datë 17 gusht , ndërsa sfida e kthimit do të luhet në Elbasan Arena më date 24 të këtij muaji.
Nëse bardhekuqtë eliminojnë Dinamon , atëherë kualfikohen për herë të dytë në historinë e klubit në fazën e grupeve të Europa Ligës.

Ndërkohë Shkëndija e Tetovës do të sfidojë gjigandët e Milanit. Takimi i parë do të zhvillohet në Maqedoni, ndërsa ndeshja kthtimi do të luhet një javë më vonë në “San Siro”.(ora neps)