Kapiteni i Kosovës e mban të paprekur portën e skuadrës së Gattuso-s

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani luajti nga minuta e parë sfidën që Piza barazoi pa gola në fushën e Frosinones, duke shpëtuar disa herë portën e skuadrës e cila udhëhiqet nga legjenda e Milanit dhe Italisë në futboll, Gennaro Gatusso.

Kapiteni i Kosovës e mban të paprekur portën e skuadrës së Gattuso-s

Për Pisa-n luan edhe ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Edgar Çani, i cili u aktivizua vetëm në minutën e 83 të duelit në radhët e Pizës, pa arritur të lërë gjurmë në këtë takim.

Skuadra e Ujkanit renditet e shtata në Serie B me 8 pikë të grumbulluara, raporton Gazeta Online Insajderi.

Thuajse të gjithë futbollistët shqiptarë që janë pjesë e skuadrave të Serisë B kanë zbritur sonte në fushën e lojës, në ndeshjet e javës së 5 të këtij kampionati. Basha, Gjimshiti, Ujkani, Vajushi dhe talneti i ri Emanuel Ndoj kanë luajtur të gjithë që nga minuta e parë me skuadrat përkatëse gjatë natës së sotme, ndërsa Çani ishte zëvendësues. /Insajderi.com