Kapiteni i FSK-së, më i miri në Amerikë

Kapiten Ibrahimi që nga shtatori i vitit 2016 e deri më 18 maj 2017 ka marrë pjesë në kursin “Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjenerata 17-1, dhe prej të gjithë oficerëve nga shtete të ndryshme u shpall më i miri.

Kapiteni i FSK-së, më i miri në Amerikë

Kosova ka marrë edhe një lajm të mirë, që sigurisht të gjithë i bën krenarë. Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mentor Ibrahimi u shpall oficeri më i mirë ndërkombëtar në kursin “Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftimin për media.

Kapiten Ibrahimi që nga shtatori i vitit 2016 e deri më 18 maj 2017 ka marrë pjesë në kursin “Kapiten Karriere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjenerata 17-1, dhe prej të gjithë oficerëve nga shtete të ndryshme u shpall më i miri, përcjell albinfo.ch.

Kapiten Mentor Ibrahimi gjatë shkollimit të tij në “Kursin e Karrierës” për Kapiten të Këmbësorisë në Qendrën e Ekselencës (Maneuver Center of Excellence) në Fort Benning të SHBA-ve, ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në fushat, si: Procesi i Vendimmarrjes Ushtarake, Terminologjia dhe Grafika Ushtarake dhe në Doktrinën Amerikane në përgjithësi.

Ndërkaq, pas përfundimit të kursit ai u shpall studenti më i mirë ndërkombëtar, me ç’rast nga komandanti i kursit gjeneral major Eric Wesley, si shenjë mirënjohjeje për arritje të jashtëzakonshme, i dhurohet libri me përmbajtje ushtarake “Fjalë për luftëtarët”.