Kapet skafi që transportonte 600 kilogramë hashash

20.08.2017 13:21
Kapet skafi që transportonte 600 kilogramë hashash

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me policinë italiane, të koordinuara nga njësia ajrore e “Frontex”-it, bënë të mundur ndalimin e një gomoneje që po trafikonte 600 kg marijuanë me destinacion Italinë, si dhe arrestoi dy shtetas në flagrancë të moshës 34 dhe 23 vjeç.

Në orët e vona të natës së të shtunës, Policia Kufitare e Vlorës, në bashkëpunim me “Guardia di Finanza” nisën aksionin antitrafik në det, ku evidentuan gomonen.

Dy trafikantët që ndodheshin në të u përpoqën t’u shmangeshin disa herë patrullave të policisë dhe lëndën narkotike e hodhën në det. Policia po vijon kontrollin për gjetjen e sasirave të tjera të lëndës narkotike./Top Channel/