Kapet personi i cili kishte vjedhur cigare në vlerë 10 mijë euro

Kapet personi i cili kishte vjedhur cigare në vlerë 10 mijë euro

Në fshatin Zhegër të Gjilanit është arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen që ka ndodhur më 24 nëntor të këtij viti.

“Është arrestuar me 15.12.2017 i dyshuari mashkull shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti me datën e cekur në bashkëveprim edhe me pesë persona të tjerë kanë kryer veprën e cekur, duke thyer lokalin-marketin e viktimën mashkull shqiptar, në të cilin kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 10.000 euro”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.