Kapet njëri nga tre plaçkitësit e bankës në lagjen Butel

Kapet njëri nga tre plaçkitësit e bankës në lagjen Butel

Policia ka arritur të kapë njërin prej tre plaçkitësve të maskuar që në orët e mëngjesit më 3 nëntor e plaçkitën Hallk Bankën në lagjen Butel të Shkupit.

Siç njoftoi sot MPB, bëhet fjalë për 29 vjeçarin E.M. nga Shkupi, i cili ka marë padi penale nga Prokuroria themelore publike Shkup, për vepër “plaçkitje”.

Përveç E.M. policia është në kërkim të edhe të dy personave tjerë. Sipas informatave nga hetimi, tre të dyshuarit, më 3 nëntor, rreth orës 9:25 në ekspoziturën e Hallk Bankës në rrugën “Aleksandar Urdarevski” në Butel gjatë plaçkitjes kanë vjedhur 1.200.000 denarë, ose 19.512 euro. Nga arka e bankës janë vjedhur 1.150.000 denarë, ndërsa 50.000 denarë nga një klient që ka ndodhur aty në kohën e plaçkitjes.

Pas masave operative gjithëpërfshirëse të policisë së Çairit personi E.M. është arrestuar, si njëri nga tre kryerësit e plaçkitjes së bankës.