Kapet gomonia me 800 kg hashash pas katër orë ndjekjeje nëpër det

Kapet gomonia me 800 kg hashash pas katër orë ndjekjeje nëpër det

Në orët e pasdites të së hënës, pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Italisë.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, agjencia evropiane e ruajtjes së kufirit, Frontex me një avion portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy njësi detare me mbështetjen e Guardia di Finanza nga Durrës dhe Vlora,  kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 metra të gjatë me dy motorë nga 150 kuaj/fuqi në afërsi të Foxhias.

Avioni i Frontex dhe mjetet e Guardia di Finanzas arritën që të kapnin mjetin lundrues rreth orës 18:30, pas një ndjekjeje prej më shumë se 4 orësh në det të hapur.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në gomone u gjetën 800 kilogramë lëndë narkotike hashash, e ndarë në 42 pako.

Në pranga përfunduan dy shtetasit shqiptarë me inicialet, V.T., 21 vjeç, nga Kavaja dhe D.B., 32 vjeç, nga Durrësi./Top Channel/