Kapet “bossi” i prostitutave dhe kokainës në Durrës

Kapet “bossi” i prostitutave dhe kokainës në Durrës

Policia dhe prokuroria e Durrësit kanë arrestuar 38-vjeçarin nga Durrësi, Hektor Psatha, i cili shfrytëzonte femrat për prostitucion dhe furnizonte me kokainë, lokalet në plazhet e Durrësit.

Arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore prej 6 muajsh, shkruan lapsi.al.

Policia njoftoi se “gjatë veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Krimit të Organizuar, është dokumentuar se Psatha shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një automjet tip Toyota Yaris dhe 2 telefona celularë.

Psatha është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje rreth ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.