Kapen dy të dyshuar që e rrëmbyen me forcë një femër, e cila u dyshua se ishte gazetare

Policia njofton se dje rreth orës 01:00, ka pranuar informatën se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, nga persona të dyshuar, një femër është futur me forcë në një  veturë të tipit  Golf 4,dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet policore pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit, kanë arritur që të identifikojnë viktimën si dhe shoqëroj në stacion policor dy persona të dyshuar: S.D, mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe E.A mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rasti shtrëngim dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit policor janë në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Policia njofton se referuar disa informacioneve të cilat kanë qarkulluar nëpër platforma të ndryshme të informimit, se e rrëmbyera është gazetare e një mediumi shqiptar, për hir të korrektësisë, konfirmojnë se një lajm i tillë nuk është i vërtetë si dhe një fakt i tillë nuk qëndron. Viktima nuk është gazetare e asnjë mediumi apo platforme informimi.