Kapen 10 mijë litra naftë gjatë tentim kontrabandimit

Njësitë antikontrabandë kanë parandaluar kontrabandimin e mbi 10 mijë litrave naftë, sot në Mitrovicë.

Kapen 10 mijë litra naftë gjatë tentim kontrabandimit

Sipas njoftimit, rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtur një maune e dyshimtë e llojit “Man”, me ngjyrë të bardhë me targa të Kosovës.

Njësitet menjëherë janë pozicionuar në afërsi të magjistrales Mitrovicë – Prishtinë ku mund te vërehej rruga dhe pas rreth 2 minutave ka arritur mauna e dyshimtë, njësitet antikontrabandë kanë sinjalizuar për ndalje por fillimisht vozitësi i maunës ka hezituar të ndalet për një  moment mirëpo  pas reagimit të njësive antikontrabandë maunja është ndalur.

“Pas hapjes janë gjetur në brendi një rezervuar parafabrikat për kontrabandim të mallrave të mbushur me derivate te naftës. Për shkaqe sigurie vozitësin  është ndaluar përkohësisht derisa maunja është dërguar në doganë”, thuhet në njoftim.

Maunja dhe mallrat (nafta) janë vendosur nën mbikëqyrje deri në përfundimin e procedurës derisa palës i është lëshuar vendimi për konfiskim dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. /Insajderi.com