Kaos në parkingun e Leicester: Veturat e lojtarëve kanë të njëjtën ngjyrë

Kaos në parkingun e Leicester: Veturat e lojtarëve kanë të njëjtën ngjyrë

Kampionët e Anglisë duhet të mendojnë për të mbajtur numrat e tyre të fanellës edhe gjatë jetës së përditshme, përndryshe do të zihen me njëri-tjetrin.

Për titullin e jashtëzakonshëm – kur askush s’e priste – të fituar vjet në Premier League, bosi i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha, u dha lojtarëve të tij një dhuratë të veçantë: 19 makina luksoze sportive “BMË i8“.

Por, makinat të cilat kushtojnë secila nga 124 mijë euro kanë vetëm një gabim të vogël: ato janë të gjitha me ngjyrë të kaltërt.

Pas seancave stërvitore, “Dhelprat” shkojnë në vendin e parkimit për të gjetur makinat e tyre, por është gati e pamundur.

Gazeta britanike “Daily Star” citon një dëshmitar: “Makinat si dhuratë ishin diçka e këndshme, por pas stërvitjes ato sollën dhimbje koke!”

Kështu, gjashtë lojtarë u detyruan të ndryshonin ngjyrën e makinave të tyre dhe fotot janë postuar në rrjetet sociale