Kanye West bën gati albumin e ri pas dështimit të “Life of Pablo”

27.02.2016 20:45
Kanye West bën gati albumin e ri pas dështimit të “Life of Pablo”

Pasi albumi “Life of Pablo” dështoj të realizohej përfundimisht e të futej në top lista, Kanye West tashmë është duke planifikuar albumin e tij të ardhshëm. West është duke punuar në një album me titullin “Turbografx 16”, dhe albumi është përfolur që do të dalë këtë verë.

Pasi albumi i shumë përfolur i amerikanit Kanye West doli në Tidal (sajt ku publikohen këngët dhe albumet), nuk dihet se sa dëgjues dhe shikime ka pasur kënga për shkak se Tidal nuk i ka këto statistika.

Sipas Silvio Pietroluongo, nënkryetar i top listës dhe të dhënave të zhvillimit –Billboard- duke mos pasur statistika thotë se Billboard nuk e ka idenë se sa i suksesshëm ka qenë albumi “Life of Pablo” dhe nuk mund të renditet në listat e saj.

Edhe pse nuk është e qartë pse reperi ka vendosur se “Life of Pablo” të jetë e transmetuar vetëm në “Tidal”, West ka bërë të qartë nëpërmjet Twitter-it se ai do të nxjerrë një album të ri këtë verë, të emëruar sipas një video-loje të viteve 80’.